Loading...
Aronia
Aronia ka një efekt holistik dhe natyror në shëndetin dhe mirëqenien e organizmit, ajo është gjithashtu e njohur shpesh si “kokrra e fuqishme e kuqe”. Mijëra njerëz kanë zbuluar tashmë këto kokrra të kuqe dhe efektin e jashtëzakonshëm të substancave në të. Në këtë pershkrim ju mund të gjeni se pse kokrra e Aronisë është aq e shëndetshme dhe cilat sëmundje mund të trajtohen dhe të parandalohen me këtë frut.
Kokrrat e kuqe janë vlerësuar si një ushqim me cilësi të lartë që nga mijëra vjet më parë. Qofshin ato boronica, mjedra apo luleshtrydhe – përkundër madhësisë së tyre të vogël, ato janë një burim i shkëlqyer i shumë substancave vitale. Ato posedojnë shumë vitamina, minerale dhe substanca të rëndësishme bimore, kanë sasi të ulët të fruktozës dhe janë të pasura me fibra. Kokrrat e Aronisë përmbajnë shumë pigmente të grupit polifenol, te cilat gjithashtu ia japin ngjyrën e saj të kuqe. Polifenolet kanë një efekt antioksidues dhe ndihmojnë në përmirësimin e balancës ndërmjet radikaleve të lira dhe antioksidantëve. Falë tyre ndihemi më të aftë dhe kjo mundëson rigjenerimin e trupit, e cila, nga ana tjetër, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve afatshkurtër dhe afatgjatë.
Product No.: | 4300004648 |
Shipping Weight (in pounds): | 1.1 |
Product in Inches (L x W x H): | 11 x 8.8 x 3.5 |
Shop No.: | 550700962 |